Çifti mbretëror turne në Karaibe, Princi William dhe Kate mbërrijnë në Belize për Jubileun Platinium
Princi i Britanisë William dhe gruaja e tij Kate mbërritën në Belize për një turne njëjavor, në Xhamajka dhe Bahamas për të shënuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II. Pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes, çifti mbretëror takoi kryeministrin e Belizes, Johnny Briceno ndërsa pallati njoftoi se vizita në një fshat indigjen u anulua.
Princi i Britanisë William dhe gruaja e tij Kate kanë anuluar një vizitë në një fshat në Belize, në nisje të turneut të tyre në Karaibe për shkak të një "çështje delikate" që përfshin komunitetin lokal, njoftoi Pallati Kensington.
"Ne konfirmojmë se për shkak të çështjeve të ndjeshme që përfshijnë komunitetin në Indian Creek, vizita është zhvendosur në një vend tjetër," tha ai.
Çifti do të vizitonte një fermë kakaoje gjatë ditës së parë të turneut të tyre tetë-ditor.
Gazeta “Daily Mail” raportoi se kundërshtimet erdhën si pjesë e një mosmarrëveshjeje të gjatë mbi të drejtat indigjene. Banorët indigjenë Q'eqchi Maya thanë se nuk u konsultuan për vizitën, shkroi gazeta.
Sebastian Shol, kryetar i fshatit Indian Creek, i tha Daily Mail:
"Ne nuk duam që ata të vijnë në tokën tonë, ky është mesazhi që ne duam të dërgojmë. Ata mund të shkojnë kudo, por jo në tokën tonë."
Çifti do të vizitojë Belizen, Xhamajkën dhe Bahamasin për të shënuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II.

