BE strategji të re për mbrojtjen, ngre forcën e reagimit të shpejtë me 5 mijë ushtarë
Bashkimi Europian do të miratojë një strategji të re të mbrojtjes që përfshin dhe ngritjen e një force të reagimit të shpejtë prej 5 mijë trupash.
Plani, i përgatitur për dy vjet, iu nënshtrua një rishkrimi në minutën e fundit për të rritur fokusin në kërcënimin nga Rusia pasi Moska pushtoi Ukrainën.
"Kjo nuk është përgjigja për luftën e Ukrainës, por është pjesë e përgjigjes," tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell përpara takimit në Bruksel të ministrave të jashtëm dhe të Mbrojtjes
Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se Rusia është duke kryer “krim masiv të luftës”, duke sulmuar qytetin ukrainas Mariupol i cili ka qenë i rrethuar për disa javë.
“Ajo që po ndodh tani në Mariupol është krim masiv i luftës, duke shkatërruar gjithçka, duke bombarduar dhe duke vrarë secilin”, ka thënë Borrell në fillim të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.