Negociatorët ukrainas dhe rusë zhvillojnë raundin tjetër të bisedimeve të paqes
Ukraina dhe Rusia nisën sot një raund tjetër bisedimesh për paqen, ndërsa lufta mes dy vendeve hyri në ditën e 26-të.
Negociatorët mbajtën një video-telefonatë 90-minutëshe, ndërsa grupet e punës pritet të takohen gjatë gjithë ditës.
"Sot ne po punojmë gjithë ditën," citohet të ketë thënë delegati dhe ligjvënësi ukrainas David Arakhamia.
Të dy vendet kanë zhvilluar disa raunde bisedimesh deri më tani, fillimisht në Bjëellorusi dhe së fundmi me anë të video-konferencave.
Megjithatë, ata ende nuk kanë arritur një marrëveshje për një armëpushim ose një tërheqje të trupave rusë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha më parë se ai ishte i bindur se Ukraina nuk do të pranonte asnjë kusht paqeje që komprometonte integritetin e saj territorial.
Ndërsa ka pasur një numër raportesh në dukje pozitive nga negociatat gjatë dy javëve të fundit, disa liderë perëndimorë kanë sugjeruar se Rusia nuk po angazhohet seriozisht në bisedime dhe thjesht po i përdor ato si "perde tymi" për të vazhduar bombardimin brutal të vendit, shkruan SkyNews.
