Video/ Momenti dramatik kur avioni me 132 persona bie pingul në tokë
Ky është momenti dramatik kur avioni "Boeing 737" me 132 pasagjerë në borg u rrëzua në Kinën Jugore paraditen e sotme, 21 mars.
Avioni i China Eastern Airline po transportonte 132 persona nga Kunming në Guangzhou.
Sipas institucionit ajror, avioni është rrëzuar ndërsa ishte afër destinacionit ku po fluturonte në lartësinë 1000 metra.
Rënia e avionit ka qenë tepër e shpejtë, pasi në 2 minuta e 15 sekonda ka rënë nga 8800 metra në 1000.
Zona përreth është përfshirë nga flakët, ndërsa në rrjetet sociale u postuan edhe video nga vendi ku ishte rrëzuar i cili ishte përfshirë nga flakët.
Mediat kineze cituan një zyrtar të shpëtimit duke thënë se avioni ishte shpërbërë plotësisht.
Presidenti i Kinës Xi Jinping ka kërkuar që hetuesit të përcaktojnë sa më shpejt shkakun e rrëzimit dhe të garantojnë sigurinë "absolute" të aviacionit.
#BREAKING: A China Eastern Airlines Boeing 737 airline flight #MU5735 with 133 people on board crashed in Tengxian County, Wuzhou, Guangxi. pic.twitter.com/23kEiQoRDQ
— Moshe Schwartz (@YWNReporter) March 21, 2022
