Drejt kualifikimit nga Senati, Brown Jackson pritet të bëhet gruaja e parë me ngjyrë në Gjykatën e Lartë

Gjyqtarja e përzgjedhur nga presidenti Biden për në Gjykatën e Lartë ka dalë këtë të hënë përpara komisionit të Senatit amerikan. Në rast konfirmimi, Brown Jackson, do të jetë gruaja e parë me ngjyrë në Gjykatën e Lartë.

Pas përzgjedhjes nga presidenti Joe Biden, juristja Ketanji Broën Jackson pritet të jetë gruaja e parë me ngjyrë në Gjykatën e Lartë.

Komisioni Gjyqësor i Senatit filloi këtë të hënë seancat për konfirmimin e gjyqtares Broën Jackson. 51-vjeçarja Jackson ka qenë gjykatëse federale për nëntë vjetët e fundit dhe demokratët synojnë që të balancojnë peshën kondervatore në tempullin amerikan të drejtësisë.

Jackson do t'u përgjigjet pyetjeve të 11 demokratëve dhe 11 republikanëve të komitetit gjatë dy ditëve të ardhshme. Shoqata Amerikane e Avokatëve e cila vlerëson kandidatët i dha Jacksonit vlerësimin më të lartë të mundshëm.

Edhe në rast konfirmimi, kjo nuk do ta ndryshonte shumicën konservatore në Gjykatën e Lartë amerikan 6-3 në favor të republikanëve. Ajo do të zërë vendin e gjyqtarit Stephen Breyer, i cili njoftoi në janar se do të tërhiqej pas 28 vjetësh në gjykatë.

Emërimet në Gjykatën e Lartë amerikane janë shpeshherë edhe tema të debatit publik e politik sepse vendimet e gjyqtarëve janë tejet të rëndësishme dhe formësojnë jetën institucionale dhe civile amerikane për dekada të tëra.