Lufta në Ukrainë/ Forcat ruse qëllojnë mbi protestuesit në Kherson

Trupat ruse kanë shpërndarë një demonstratë në qytetin jugor të r Kherson duke qëlluar mbi protestuesit.

Sipas mediave të huaja, protestuesit janë larguar pasi kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri drejt tyre.

Disa raporte thonë se janë përdorur edhe granata trullosëse.

Raportohet se disa persona kanë mbetur të plagosur.