Propozimi: Rusia të ndalojë për 10 vite firmat e huaja që nuk rikthehen në punë deri në 1 maj
Deputeti i Dumës së Shtetit Rus, Yevgeny Fedorov ka propozuar një ndalim 10-vjeçar të punës së kompanive të huaja që nuk do të kthehen në tregun e vendit deri më 1 maj.
Një kopje e letrës drejtuar kreut të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Maxim Reshetnikov u raportua nga RT.
Deputeti kujtoi se një sërë kompanish të huaja kanë pezulluar punën e tyre në Rusi, ofrimin e shërbimeve për rusët dhe investimet.
Sipas tij, ata kanë futur dhjetëra mijëra qytetarë në një gjendje pasigurie për punën dhe mirëqenien e tyre të ardhshme.
“Ju kërkoj të vlerësoni mundësinë e përcaktimit të kushteve për kthimin e këtyre kompanive: t'i lejoni ato të rivendosin menjëherë aktivitetet e tyre deri më 1 maj 2022, ose të vendosni ndalimin e aktiviteteve tregtare për një periudhë 10-vjeçare për ato ndërmarrje që nuk dëshirojnë të rivendosin punën në Rusi përpara datës së propozuar", thuhet në letër.
Më herët, presidenti Vladimir Putin mbështeti idenë e qeverisë për futjen e menaxhimit të jashtëm për kompanitë e huaja që largohen nga Rusia.
Sipas tij, autoritetet kanë mjete të mjaftueshme të tregut për këtë gjë.
Ekspertët kanë thënë se emërimi i një administrate të përkohshme në sipërmarrjet e huaja është një opsion me kompromis më shumë sesa shtetëzimi i drejtpërdrejtë i biznesit.

