Kina do të japë 1.57 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2022, 16:42

Kina do të dërgojë 1,57 milionë dollarë ndihma humanitare në Ukrainë.
Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin gjatë një konference për shtyp.
“Kina do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në promovimin e de-përshkallëzimit të situatës në Ukrainë dhe është e gatshme të bëjë përpjekjet e veta për të kapërcyer krizën humanitare”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin gjatë një konference të rregullt.
Kina ofroi fillimisht ka dhënë për Ukrainën rreth 790,000 dollarë.
