Basha u dorëhoq si kryetar i PD, ja deputetët që bojkotuan mbledhjen

Lulzim Basha njoftoi dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike. Kjo shkurtoi në kohë edhe mbledhjen me dyer të mbyllura mes tij dhe strukturave më të larta drejtuese të kësaj partie, Kryesia, Grupi Parlamentar dhe Kolegji i Kryetarëve.

Mbledhja me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve u mbyll në 18:12, ku Basha la selinë e kësaj partie.

Ora News mëson se një numër i konsiderueshëm deputetësh e kanë bojkotuar mbledhjen.

Ervin Salianji u fut në selinë blu por u largua nga mbledhja përpara se Basha të komunikojë vendimin për dorëheqjen.

Ndërkohë një numër i konsiderueshëm deputetësh të tjerë nuk janë paraqitur fare.

- Agron Gjekmarkaj

-Grida Duma

-Tomor Alizoti

-Helidon Bushati

-Xhelal Mziu

-Ramadan Lika

-Alfred Rushaj

-Andia Ulliri

-Elda Hoti

-Ferdinand Xhaferri

-Flamur Hoxha

-Flutura Açka

-Merita Bakiu

-Oriola Pampuri

-Bledion Nallbati

-Zef Hila