Zyrtarët ukrainas: Forcat ruse bombardojnë qytetin port Odesa

Autoritetet në portin më të madh të Ukrainës, Odesa, thonë se forcat detare ruse në Detin e Zi kanë bombarduar disa ndërtesa banimi në periferi të qytetit.

Është hera e parë që goditet ndërtesa atje nga forcat ruse.

Një zëdhënës i administratës ushtarake rajonale tha se nuk kishte viktima për momentin.

Marina ruse ka bllokuar Odesën, e cila shihet si një objektiv kryesor strategjik dhe simbolik për Rusinë.