Këshilltari i Zelensky-it: Rusia nuk është serioze në bisedimet për paqe, do të fusë në kurth Perëndimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2022, 15:34
Rusia po tregohet serioze për bisedimet për paqe, ka thënë këshilltari i presidentit ukrainas Zelensky për mediat e huaja.
Alexander Rodnyansky thotë se bisedimet synojnë të "fusin në kurth Perëndimin që të mendojë se sanksionet e mëtejshme nuk janë të nevojshme".
“Ata i kanë përdorur këto bisedime si një mënyrë për të larguar vëmendjen nga ajo që po ndodh në fushën e betejës”, shton ai.
Rusia ka pushtuar që prej datës 24 shkurt Ukrainën.
