Në Gjirokastër kyçen pikat e karburantit me pakicë, ja pse

Në Gjirokastër shumë pika të furnizimit me pakicë të karburanteve, kane mbyllur sot aktivitetin.

Shkak është bërë çmimi i lartë i stokut që kanë blerë ditët e fundit në tregun e shumicës së karburanteve me vlerë më të lartë sesa shitet sot në treg.

Për pasojë pronaret e këtyre pikave shitjeje, kanë vendosur të mos ofrojnë me këtë shërbim deri në rritjen e çmimeve mbi vlerën e blerjes së depozitës që kanë blerë.