"Lumë" gjobash në Fier, policia ndëshkon 2704 shoferë

Policia Rrugore e Fierit ka intensifikuar kontrollet me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

-Janë proceduar administrativisht gjithsej 2706 drejtues mjetesh.

-Janë proceduar penalisht 6 shtetas për drejtim të motomjetit pa lejen përkatëse.

-1382 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

-Janë proceduar administrativisht 160 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

-284 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

-Janë vendosur 106 masa administrative për parakalime të gabuara.

-Janë pezulluar 113 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 2 të tilla për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

-Janë vendosur 27 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

-Si dhe janë vendosur 441 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.