Organizonte lojëra fati të paligjshme, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë

Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka organizuar lojëra fati të paligjshme.

Në njoftimin e bluve thuhet se u bë arrestimi i B. R., 51 për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal në rrugën "3 Dëshmorët".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe "Fshehja e të ardhurave".