Pikat e shitjes së drogës, kush janë zonat e paprekshme të shpërndarësve në Tiranë

Në Tiranë zonat e shpërndarjes së drogës mbeten të paprekura. Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj bëri një panoramë se ku veprojnë grupet e shitjes së kanabist dhe lëndëve më të forta narkotike.

Heqja e orës policore gjatë natës ka ndikuar në shtimin e personave të cilët shesin lënë narkotike dhe kryesisht në clubet e natës, informon gazetari Vatnikaj.

Në 20 ditët e para të marsit janë arrestuar rreth 25 persona me lënë narkotike dhe kryesisht në afërsi të zonave të populluara ku ndodhen clubet e natës.

Policia ka evidentuar zonat problematike dhe ka dhënë urdhër që forcat Shqiponja dhe forcat e rendit të kenë një kontroll më të shtuar për shkak se mendohet se veprojnë grupe që shpërndajnë lënë narkotike. Zona e ish-Parkut të Autobusëve, stacioni i Trenit janë dy nga zonat ku policia ka identifikuar persona që qëndrojnë të stacionuar dhe shehin lëndë narkotike.

Zona problematike gjithashtu janë edhe zona e Saukut, Laprakës, Kombinatit dhe Astirit ku është territor më i gjerë ku policia ka ngritur pika kontrolli.