Gripi i shpendëve, qeveria e dinte/ Kompania “AIBA” rrëzon alibinë e ministres Krifca, denoncon skandalin e mosreagimit

Mijëra pula janë duke ngordhur nëpër pularitë më të mëdha në vend. Ndër kompanitë më të mëdha të prodhiumit të vezëve në vend, “AIBA” ka hedhur akuza ndaj Ministrisë së Bujqësisë, duke thënë se nuk po bën veprime konkrete edhe pse është njoftuar që prej datës 12 mars.

Këto pamje të pulave të ngordhura vijnë nga Durrësi.

Mijëra prej tyre tanimë kanë ngordhur, ndërsa kompantë janë të shqetësuara për groposjen e tyre.

Ekspertë të kompanisë “AIBA” hodhën akuza ndaj institucioneve, duke thënë që pavarësisht lajmërimit të hershëm ato jo vetëm që nuk kanë reaguar në kohë, por edhe tani kur situata është alarmante, askush nuk po bën veprime konkrete.

"Ne kemi që prej 4 ditësh që kemi ngordhje pulash dhe situata është kritike. Asnjë nga autoritetet përkatëse nuk ka ardhur të marrë masa për eleminimin e këtyre pulave të ngordhura. Autoriteti vendon, Agjencia e Mjedisit, Shërbimi Veterinar dhe shteti e kanë për detyrë. Është alarmante sepse ndotja mjedisore është shumë e lartë. Deri tani kanë ngordhur rreth 120 mijë pula, për rreth 5 ditë."

Përplasje mes kompanive private dhe ministrisë së Bujqësisë ka edhe përsa i përket sëmundjes që po çon në ngordhjen e pulave.

Ministria e Bujqësisë në disa deklarata të mëparshme ka thënë se nuk kemi të bëjmë me gripin e shpendëve, ndërsa kompanitë thonë se e kanë vënë në dijeni ministrinë se kemi të bëjmë me grip.

"Ne lajmëruam autoritetet të cilët dolën në konkluzion se kemi Laringo Tracheite. Që në fillim të këtij procesi duke u konsultuar me specvialstët më të mirë në Itali dhe Hungari ne e kundërshtuam prezencën e Laringo Tracheite."

Madje që situata është shqetësuese e dëshmojë edhe shfarosja 100% e pulave në disa kompani.

Nga informacionet që morëm një nivel i lartë ngordhshmërie kishte ndodhur dhe në 2 komplekse të tjera dhe tani nuk kanë asnjë pulë."

Ministria e Bujqësisë e pranoi faktin se në vendin tonë ka arritur gipi i shpendëve 3 javë pasi u raportuan raste masive ngordhjeje të shpendëve. Ndërsa Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet të hënën dhe ka kërkuar informacion për të mësuar se kur ështe konstatur rasti i parë dhe nëse janë vënë në dijeni apo jo institucionet përkatëse.