Maliq: Vajza e mitur rrëzohet përsipër një porte hekuri, dëmtohet në kokë

Një fëmijë 8 vjeç është rrëzuar aksidentalisht përsipër një portë hekuri duke shkaktuar dëmtime në kokë.

Ngjarja është regjistruar sot rreth orës 13:30,në fshatin Drithas, Maliq.

Aktualisht e mitura ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

"Më datë 21.03.2022, rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Drithas, Maliq, një fëmije rreth 8 vjeçe, aksidentalisht i është rrëzuar përsipër një portë hekuri, duke e dëmtuar në kokë. Aktualisht e mitura ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes."