Ora News në pularinë AIBA: 85 mijë pula të ngordhura të pagroposura, asnjë masë nga autoritetet

Ora News ndodhej sot në pularinë Aiba në qytetin e Durrësit, e cila është goditur e fundit  nga ngordhja masive e pulave dhe sipas administratës të kësaj pularie ata kanë bërë të gjitha analizat dhe kanë dalë në konkluzionin se pulat kanë ngordhur nga Influence Aviare, gripi i shpendëve.

Gazetari i Ora News, Mark Brunga bën me dije se në depot e kësaj pularie ndodhen të pagroposura rreth 85 mijë pula. 27 orë më parë ishin 70 mijë pula, ndërsa rreth 15 mijë kanë ndodhur gjatë natës. Përveç groposjes së këtyre Aiba kërkon të gjejë një vend groposje edhe për asgjësimin e pulave të tjera që janë të gjalla me qëllim që të dezinfektohet i gjithë institucioni i tyre. Në Durrës është ndaluar totalisht prodhimi i vezëve. Problematika ka filluar që në datën 12 në pularitë e tjera.

"Ne kemi që prej 4 ditësh që kemi ngordhje pulash dhe situata është kritike. Asnjë nga autoritetet përkatëse nuk ka ardhur të marrë masa për eleminimin e këtyre pulave të ngordhura. Autoriteti vendon, Agjencia e Mjedisit, Shërbimi Veterinar dhe shteti e kanë për detyrë. Është alarmante sepse ndotja mjedisore është shumë e lartë. Deri tani kanë ngordhur rreth 120 mijë pula, për rreth 5 ditë."

"I gjithë procesi ka filluar rreth një javë më parë kur në mënyrë të çuditshme brenda komplekseve tona filluan të ngordhin pulat. Nga informacionet që morëm një nivel i lartë ngordhshmërie kishte ndodhur dhe në 2 komplekse të tjera. Me insistimin tonë u arrit në konkluzion që kemi grip shpendësh që dëmton jo vetëm shëndetin e ekonomive të fermave, por dëmton edhe shëndetin e njerëzve."

DEKLARATA E KOMPANINË AIBA

Nisur nga situata me te cilen po perballemi, shoqëria AIBA dëshiron bëjë transparente kronologjinë e kësaj krize, për të dëshmuar vullnetin e saj për të bashkëpunuar me institucionet shtetërore, në shërbim të garantimit të sigurisë së konsumatorit, si prioritet i përhershëm i punës tonë.
Qe prej nje jave, qe nga data 12 Mars, 2022, jemi perballur me ngordhje te papritur te pulave, ne stabilimentin tone te rritjes se shpendeve ne Xhafzotaj, Durres.

Menjehere jane njoftuar institucionet pergjegjese dhe autoritetet kompetente, me te cilat kemi qene ne kontakt te vazhdueshem çdo dite. Gjithashtu, perfaqesuesit e ketyre institucioneve kane qene prezentne ambjentet e stabilimentin tone te rritjes se shpendeve ne Xhafzotaj, Durres, çdo dite, duke kryer te gjitha procedurat perkatese per evidentimin, analizimin dhe diagnostikimin e semundjes se mundshme qe dyshohej se kishte prekur pulat.

Qe prej dates 12.03.2022 dhe ne vazhdim, prane stabilimentit tone ne Xhafzotaj, Durres, jane marre disa here kampione/mostra nga perfaqesues te AKVMB per tu analizuar prane Laboratorit te ISUV. Fillimisht morem informacion se Laboratori i ISUV kishte konkluduar se kemi te bejme me infeksion Laringotrakeit Infektiv.

Por nga shenjat shendetesore dhe klinike qe po shfaqnin pulat, shenja te cilat ne i kemi konsultuar menjehere me specialiste dhe eksperte te fushes, kane sugjeruar me bindje te plote se shenjat klinike ne fjale jane karakteristika specifike te gripit te shpendeve (infeksion me Influence Aviare).

Pikerisht per kete arsye, dhe pavaresisht konkluzioneve fillestare te nxjerra nga Laboratori i ISUV se kishim te benim me infeksion Laringotrakeit Infektiv, me kembenguljen tone te vazhdueshme duke i rekomanduar institucioneve pergjegjese dhe autoriteteve kompetente qe te merrnin seriozisht dyshimet tona te forta, u moren kampione/mostra te tjera me date 19.03.2022. Brenda kesaj dite u kryen analizat perkatese prane Laboratorit te ISUV, ku rezultoi analize pozitive per Influence Aviare H5N8 (grip shpendesh)!

Qe prej dites se merkure dhe te enjte, datat 16-17 Mars, 2022, kemi marre lajme te ndryshme ne media, te cilat paraqisnin sikur ngordhja e shpendeve ne disa stabilimente prodhimi ne Durres, eshte fshehur ndaj publikut apo institucioneve!

Duam tju bejme me dije, se shoqeria AIBA, ne asnje rast nuk ka fshehur ngordhjen e pulave, dhe se çdo dite, qe prej dates 12.03.2022, ka kryer procedurat perkatese te njoftimit zyrtar ne prezence te perfaqesuesve te institucioneve pergjegjese dhe autoriteteve kompetente (AKVMB, etj.)! Ka qene pergjegjesi e jona profesionale qe te ishim te kjdesshem ne perhapjen e informacionit per publikun deri ne verifikimin e plote zyrtar te shkaqeve te ngordhjes se papritur te pulave!

Edhe spekulimet e ndryshme, se ne ambjentet e stabilimentit tone te rritjes se shpendeve ne Xhafzotaj, kane ngordhur te gjitha pulat, ju bejme me dije se ne kete stabiliment jane akoma te shendetshme dhe te gjalla nje pjese e mire e pulave. Por sigurisht, duke qene se u verifikua infeksioni me Influence Aviare H5N8 (grip shpendesh), dyshohet se mund te jene te infektuara edhe pulat e tjera, dhe ambjentet jane vendosur ne karantine.

Se fundmi kemi marre informacion se me urdher te Ministrit te Bujqesise dhe Zhvillimit Rural, eshte ngritur Qendra Kombetare e Krizes, ne zbatim dhe ne perputhje te Planit te Kontigjences se Semundjes se Influences Aviare, miratuar me Urdher Nr.234, date 02.06.2021, te Ministrit te Bujqesise dhe Zhvillimit Rural (Nr.4275 Prot., date 02.06.2021).

Ne vijim, te gjitha veprimet per manaxhimin e situates, do te koordinohen nga kjo qender!
Si një kompani me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri maksimale për sigurinë e konsumatorëve, AIBA është e hapur për çdo lloj transaprence. Ajo është jo vetëm e gatshme, por është në kërkim të vazhdueshëm të bashkëpunimit me autoritetet për të izolur dhe mos përhapur vatrën e sëmundjes, si dhe kërkon zbatimin e ligjit në çdo pikë, për situate të tilla.