Zjarri përfshin pyjet e dushqeve në Klos, digjen disa hektarë

Një zjarr i fuqishëm është aktivizuar këtë të hënë në masivin pyjor me dushqe në fshatin "Kujtim" të Njësisë Administrative Suç në Bashkinë Klos.

I ndihmuar edhe nga era e fortë, vatra e zjarrit u zgjerua me shpejtësi duke përfshirë disa hektar.

Në zonën e përfshirë nga flakët, nuk ka banesa ndërsa rrezikon të dëmtohet rrjeti elektrik i lagjeve të tjera të këtij fshati.

Dëmi ekonomik është i pallogaritshëm, ndërsa nuk ka asnjë ndërhyrje nga autoritetet vendore.

Në rast të mos izolimit të kësaj vatre, ajo rrezikon të zbresë pranë shtëpive të banuara të fshatit "Kujtim."

Më herë u raportua një tjetër vatër zjarri në Njësinë Administrative Malzi të Kukësit.

Zjarri përfshin pyjet e dushqeve në Klos, digjen disa hektarë