Pogradec, fshati në protestë për rrugën, bllokojnë kamionët
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 21 Mars 2022, 13:31
Dhjetëra banorë të fshatit Alarup në Pogradec dolën në protestë këtë të hënë, 21 mars.
Ata bllokuan një kamion të tonazhit të rëndë në shenjë proteste.
Sipas tyre dhjetëra kamionë që kalojnë çdo ditë në fshatin e tyre duke shfytëzuar pasuritë minerare po e dëmtojnë rrugën.
"Dje kaluan 4 - 5 herë ngarkuar me qymyr. Kjo rrugë dhe ato ura nuk e mbajnë atë kamion. Po u prishën ne nuk vemi dot as në spital"
Ata thonë se firmat vetëm e shkatërrojnë rrugën dhe nuk e kanë mirëmbajtur asnjëherë.
Banorët e fshatit u shprehën se nëse nuk do të merren masa, protestat e tjera edhe më masive janë e vetmja rrugë.
"Ky është fillimi. Nesër do bëhemi 300 burra" thonë protestuesit.
Sipas tyre rruga që dëmtohet përfshin 3 fshatra, Alarup, Bratomirë e Blacë.

