Basha mbledh në 17:00 grupin parlamentar, kryesinë dhe kolegjin. Pritet të japë qëndrimin përfundimtar

Partia Demokratike do të vendosë sot për zgjidhjen e krizës politike. Pas kërkesave për dorëheqje nga Grupi Parlamentar dhe qëndresës së kryetarëve të degëve, Lulzim Basha ka vendosur t'i bëjë bashkë të gjitha strukturat në një mbledhje të jashtëzakonshme së bashku me kryesinë e kësaj forcë. 

Burimet kanë bërë të ditur se diskutimet do të nisin në orën 17:00 ku palët do të japin qëndrimet e tyre, ndërsa dhe Basha pritet të japë qëndrimin e tij përfundimtar.

Pas renditjes forcë e tretë në zgjedhjet vendore të gjashtë marsit, një pjesë e deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë kërkuan dorëheqjen e Bashës duke e konsideruar përgjegjës për humbjen.

Menjëherë pas kësaj kanë qenë një pjesë e kryetarëve të degëve të cilët kërkuan që kryetari i kësaj force politike të mos dorëhiqet.

Megjithatë vetë Basha ka deklaruar se mbetet në dispozicion të zgjidhjes së krizës duke shtuar si kush dhe propozimin që Sali Berisha të mos rikthehet në selinë blu.

Nga ana tjetër foltorja me përfaqësinë e komisionit të rithemelimit prej shtatorit ka vijuar me zgjedhjet e strukturave, kjo duke zbatuar vendimin e kuvendit të dhjetorit ku u vendos shkarkimi i Bashës.

Pavarësisht se ky i fundit nuk e ka njohur vendimin, rithemelimi ka vijuar me votimet në degë, ku deri në mesin e muajit prill duhet të zgjidhen kryetarët e degëve dhe strukturat e tjera.

Megjithatë do të pritet mbledhja që do të mbahet sot që do të vendosë se si do të veprojnë dy grupimet e mëdha brenda Partisë Demokratike.