Audi R8, Lamborghini, Range Rover... 16 makina luksi bllokohen në Tiranë

16 makina luksi janë bllokuar gjatë një jave nga policia rrugore e Tiranës. Në një video të shpërndarë  nga kjo polici shihet sesi Audi R8 , Audi TT, Lamborghini , Range Rover shoqërohen në ambientet e Drejtorisë së Policisë Rrugore.

Makinat kanë pasur dokumentacioni dhe me targa të huaja, dhe i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme  Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, informon policia.

Gjatë një bilanci që policia rrugore ka bërë për javën e kaluar mësohet se gjithashtu janë tërhequr 12 palë targa të modifikuara që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çrregjistruara në vendet e origjinës.

Gjithashtu janë vendosur masa administrative 3879 për qëndrim/pushim të gabuar të mjetit dhe për shkelje të ndryshme si dhe janë pezulluar 87 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve: 33 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”, 39 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 15 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.