Zadrimë, bllokohet makina me thasë kanabisi, arrestohen transportuesi dhe 2 rojet

Tre të rinj nga Shkodra u arrestuan në tentativë për të shfrytëzuar natën për transportuar një sasi lënde narkotike drejt Lezhës

Por planet dështuan pasi policia kishte marrë informacion dhe u zuri pritë në aksin Shkodër-Lezhë pranë Zadrimës.

Skema e trafikut të drogës përfshinte dy makina.

Në mjetin që drejtohej nga Izmir Dervishi,  31 vjeç, transportohej lëndë narkotike kanabis sativa.

Ndërsa Ergys Arrazi, 28-vjeç dhe Durim Mehmedaj, 37-vjeç udhëtonin në një makinë tjerët, dhe kishin rolin e shoqëruesit vëzhgues.

Kur blutë ndërhynë që të tre të përfunduan në pranga.

Ndërsa në makinë u gjeten 5 thasë me 40 kilogram kanabis.

Lënda narkotike, makinat dhe tre celularët u sekuestruan, ndërsa tre të rinjtë do të përballen me akuzën "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Hetimet ndërkohë vijojnë për të zbuluar vendin ku ishte blerë dhe destinacionin e lëndës narkotike!

Gjithashtu po punohet për të zbuluar persona të tjerë që mund të kenë lidhje kultivimin dhe trafikun e drogës!

Operacioni policor u kodua “Zadrima”.