Situatë alarmante në Durrës, 70.000 pula të ngordhura akoma të pa groposura
Një gjendje alarmante është krijuar në Durrës pas ngordhjes masive të pulave. Bizneset shprehen se janë njoftuar gjithë autoritetet, por deri më tani nuk është gjendur akoma një zgjidhje.
Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, e cila ka ngritur qendrën rajonale të krizës e cila ka të bëjë më marrjen e masave parandaluese dhe kontrollin e sëmundjes së shpendëve.
Gjendja alarmante e krijuar në Durrës pas ngordhjes masive të pulave ka vënë në lëvizje edhe Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve e cila ka ngritur qendrën rajonale të krizës e cila ka të bëjë më marrjen e masave parandaluese dhe kontrollin e sëmundjes së shpendëve.
Duket se ky hap i këtij autoriteti është marrë më vonesë pasi shumë biznese janë drejt falimentit për shkak të kësaj sëmundje e cila ka prekur shpendët.
Bizneset në qytetin bregdetar të Durrësit shprehen se janë njoftuar gjithë autoritetet, por deri më tani nuk është gjendur akoma një zgjidhje.
“Kemi njoftuar te gjitha autoritet dhe akoma nuk kane gjetur një zgjidhje. Është një ngërç ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Pushtetit vendor. Situata është shume e rendë dje duhet zgjidhje imediate. Janë 70.000 pula që kanë 48 ore të pa groposura. Nga dekompozomi i tyre në natyre shkaktohet ndotje mjedisore.”
Rreth 200 mijë pula kanë ngordhur duke ngritur dyshimin se është përhapur gripi i shpendëve.
Nga ana tjetër ministria e bujqësisë ka reaguar duke aluduar për përhapje paniku dhe në deklaratën publike theksoi se nuk ka asnjë rast të tillë.
Problematike mbetet groposja e tyre, pasi dekompozimi i tyre mund të shkaktojë ndotje të lartë mjedisore.
