Rusia thotë se ka lëshuar sërish raketa hipersonike në Ukrainë
Rusia ka përdorur sërish një raketë hipersonike ndaj Ukrainës. Mediat raportojnë se bomba është hedhur në jug të vendit duke shkatërruar depozita të karburantit, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima në njerëz
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.
“Sistemet e raketave të aviacionit Kinzhal me raketa balistike hipersonike shkatërruan një vend të madh magazinimi për karburantet dhe lubrifikantët e forcave të armatosura të Ukrainës pranë vendbanimit Kostyantynivka në rajonin e Mykolaiv”, duke penguar furnizimet kryesore të karburantit për automjetet e blinduara të Ukrainës, që kryheshin në zonat luftarake. –është shprehur ai.
Kjo është raketa e dytë hipersonike e përdorur, pasi të shtunën me të njëjtën mënyrë u shkatërrua një fabrikë municionesh në perëndim të Ukrainës
Ndërkohë, të gjitha qytetet e Ukrainës po sulmohen në shkallë të gjerë. Së fundmi, Ministria e Mbrojtjessë Mbretërisë së bashkuar, ka bërë të dirt se bombardimi rus është zgjeruar në mase dhe se nuk po kursen asnjë qytet.
“Megjithatë, në javën e kaluar kanë bërë një përparim të kufizuar në kapjen e tyre. Rusia ka shtuar municionin ushtarak pa dallim, duke shkaktuar një numër të madh viktimash në radhët e civilëve. Është e dukshme që kodo të vazhdojë , që do të ketë humbje të mëdha në njerëz. – shkruhet në deklaratën e Ministrsë së Mbrojtjes së Mbretërisë së bashkuar.
E ndërsa luftimet vazhdojnë, me mijëra vendas tentojnë të kalojnë kufirin për t u larguar nga vija e parë e luftës. Së fundmi Zyrtarët e qytetit të Mariupolit akuzuan Moskën se ka marrë me detyrim, një numër të lartë vendasish gjatë javës së kaluar.
Sipas medieve bëhet fjalë për rreth 4500 banorë të zhvendosur në rajonin e Rostovit, në cepin juglindor të Ukrainës.
