Bursa për nxënësit e Medresesë, KMSH ndihmon 154 fëmijë, përfituesit në gjendje të vështirë ekonomike

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me mbështetje të Qendrës së Bamirësisë “Mbreti Selman”dhe nën kujdesin e Ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë, do të ndihmojë me bursa 254 nxënës të medresesë së Tiranës dhe Elbasanit. Fondi është në vlerën e rreth 300 mijë dollarëve ndërsa fëmijët që përfitojnë janë pa kujdes prindëror ose vijnë nga familje që gjenden në vështirësi ekonomike.

154 nxënës të Medresesë së Tiranës dhe Elbasanit do të mbështeten me bursa për vitin shkollor 2021-2022.

Fondi është në vlerën e rreth 300 mijë dollarëve ndërsa fëmijët që përfitojnë janë pa kujdes prindëror ose vijnë nga familje në vështirësi ekonomike.

Nisma është ndërmarrë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me mbështetje të Qendrës së Bamirësisë “Mbreti Selman” dhe nën kujdesin e Ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë.

Delegacioni nga Arabia Saudite, me në krye Ambasadorin, Fajsal Gazi Hifdhi dhe përfaqësuesin e qendrës humanitare, Abdulaziz Othman u takuan me kreun e Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu dhe drejtuesit e medreseve.

Kryetari i KMSh shprehu mirënjohje për ndihmën e ofruar dhe për marrëdhënien e mirë institucionale që deri më tani është konkretizuar në disa marrëveshje bashkëpunimi.

"E theksoj arsyeja pse jemi mbledhur për një nga çështjet që feja jonë islame e stimulon aq shumë siç është mbështetje e nxënësve për tu arsimuar." 

Ndërsa Ambasadori, Fajsal Gazi Hifdhi, u shpreh se projekti e ka pikënisjen në marrëdhëniet vëllazërore ndërmjet dy popujve tanë dhe në udhëzimet e drejtpërdrejta të Mbretit Selman bin Abdulaziz.