Aktivistët vendosin karroca në shesh për të përkujtuar më shumë se 100 fëmijë të vrarë nga bombardimet ruse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2022, 19:21
Aktivistët vendosën karroca në nder të fëmijëve që kanë humbur jetën në Ukrainë si pasojë e pushtimit rus.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se në qendër të Lviv, aktivistët dhe autoritetet vendase vendosën 109 karroca bosh për të përkujtuar fëmijët që janë vrarë gjatë pushtimit.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, deri më tani në Ukrainë janë vrarë 109 fëmijë.