Apeli Gjirokastër lë në qeli zyrtaren e IMT Sarandë

Romina Pulaj, drejtuesja e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, do vijojë të qëndrojë në burg.

Ky është vendimi i marrë pak ditë më parë nga gjykata e Apelit Gjirokastër, e cila cilësoi të ligjshëm anrrestimin e zyrtares së bashkisë Sarandë, duke urdhëruar vijimin e qëndrimit të saj në masën e sigurisë, “arrest në burg”.

Pulaj pak ditë pas arrestimit nga prokuroria, u shtrua në spitalin e Burgut në Tiranë, për shkak të problemeve të befasishme me shëndetin, të cilat filluan menjëherë pasi gjykata Sarandë, urdhëroi mbylljen e saj në burg.

Ketu LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Duke shfrytëzuar dhe situatën shëndetësore, Pulaj kërkoi nga gjykata e Apelit një masë më të butë, me qëllimin lirimin nga burgu. Por në fakt gjykata e Gjirokastrës refuzoi të pranojë kërkesën e saj.

Operacioni për arrestimin e zyrtares së Partisë Socialiste që shërben pranë IKMT-së Sarandë, është kryer nga komisariati i Policisë dhe prokuroria e qytetit, e cila kishte lëshuar një mandat arresti për Romina Pulaj dhe biznesmenit, Pando Papuçi.

Romina Pulaj, u arrestua më 22 shkurtit 2022.

Ndërsa biznesmeni Pando Papuçi, është larguar duke ju fshehur policisë dhe ende deri tani nuk është arrestuar nga policia. Në kërkim për situatën e ndërtimit të një pallatit në Sarandë është dhe inspektori i IMT-së Sarandë, Martin Arapi dhe Nertion Jano, të cilët ende nuk janë arrestuar nga policia e këtij qyteti.