Emiljano Shullazi sërish në QSUT për kontrolle mjekësore

I dënuari në regjimin “41 biss”, Emiljano Shullazi dërgohet sërish në spital.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka organizuar lëvizjen e të dënuarit Emiliano Shullazi nga burgu 313 drejt QSUT për disa kontrolle mjekësore të planifikuara nga mjekët.

Emiljano Shullazi është dënuar  me 14 vite burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Sëbashku me grupin e tij akuzohen për zhvatje pasurie, kërcënim e grup të strukturuar kriminal.