A mjaftojnë 3 mijë lekë për të përballuar rritjen e çmimeve? Qytetari: Më jep një dopio raki dhe rri rehat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2022, 08:51
Prej datës 1 prill do të nisë zbatimi i paketës së rezistencës. Përmes saj, pensionistët dhe personat me ndihmë ekonomike do të marrin 3 mijë lekë kompensim.
Por si ju duket ky bonus pensionistëve?
Enki me rubrikën e saj Vox Pop në RTV Ora mori mendimin e tyre.
"Le të shtojë çfarë të dojë. Asgjë nuk bëj unë.Mua më jep një dopio raki dhe rri rehat."
"E kam dëgjuar. Shumë gjëra do të blejnë me bonusin."
"Të gjitha gjërat që kemi mundësi të blejmë. Është shtesë, sikur të japin 500 lekë më shumë i pranon apo nuk i pranon?"
"E kam dëgjuar por se kam kuptuar mirë që ta marr vesh. Do marr ushqime se 200 mijë lekë pension marr. Kam qenë në Minisrinë e Brendshme, kam punuar pastruese dhe më hoqën. 200 mijë i marr me këto bonuset për dritat."
