Gjermania ndërhyn për situatën në PD? Pollo: I dërguari i posaçëm i Berlinit s’merret me vulën e Bashës
Ish-deputeti demokrat Genc Pollo është takuar pasditen e sotme me Manuel Sarrazin i dërguar i Posaçëm i qeverisë gjermane për Shqipërinë e Ballkanin Perëndimor.
I pyetur nga gazetari i Ora News, Arnold Kariqi se nëse kanë folur për situatën brenda PD, Pollo e mohoi duke thënë se fokusi i bisedës nuk lidhej me problemet brenda partisë, por me rolin që mund të ketë Gjermania në integrimin e Shqipërisë në BE.
Genc Pollo: Është në praktikën e qeverive demokratike, shteteve demokratike që në një vizitë zyrtare të takojnë jo vetëm përfaqësues të qeverisë por edhe ata të opozitës. Ajo që është e rëndësishme është përmbajtja e bisedës që nuk lidhet me problemet brenda një partie apo një tjetër, por lidhet me rolin që mund të ketë Gjermania si në integrimin e Shqipërisë në BE, ashtu dhe me problemet kryesore që janë në Shqipëri. Këto janë biseda me përfaqësues të BE apo vende të rëndësishme siç është Gjermania. Interesi i tyre është çelja e negociatave, marrëdhëniet dy paleshe mes dy vendeve.
Ndër të tjera me ironi ai tha se të dërguarit të qeverisë së Gjermanisë nuk i intereson të merret me sherret politike dhe me vulën e Lulzim Bashës.
Genc Pollo: Janë çështje që besoj që duhet të ishin zgjidhur më parë dhe shpresoj që të zgjidhen sa më shpejtë. Janë dy gjermanë të ndryshëm që kanë interesa. I dërguari i qeverisë pyet se ç farë bëhet në parti por nuk është se i intereson politika në përgjithësi. Nuk merret me sherret partiake dhe me vulën e Lulit.

