Demalia: Berisha nuk ka lejuar demokracinë e brendshme në PD, Basha kukull e tij

Kriza brenda PD duket pa zgjidhje mes aktorëve vendas të përfshirë. Një ndërhyrje e huaj e huaj po duket më e afërt se kurrë.

I dërguari i Posaçëm i sapoemëruar i qeverisë gjermane për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin zhvilloi sot vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë.

Publicisti Ilir Demalia në një lidhje të drejtpërdrejtë në RTV Ora me gazetarin Sebastian Zonja u shpreh se pikërisht ndërhyrjet e huaja në politikë i kanë bërë dëm Shqipërisë dhe sipas tij "pluralizmit të rremë."

Demalia: Këto ndërhyrjet e të huajve gjoja për të mbajtur gjallë pluralizmin e rremë shqiptar më shumë i kanë bërë dëm Shqipërisë se sa kanë ndihmuar në procesin e zhvillimit të pluralizmit dhe demokracisë. Pluralizmi është në gjendje kome sot në Shqipëri, kemi nëj opozitë të shkatërruar, të fragmentarizuar dhe pa asnjë lloj strategjie, pa asjë lloj motivi dhe me një humbje të madhe besueshmërie në elektorat. Në anën tjetër kemi një mazhorancë e cila sundon në mënyrën më arrogante me një ngritje të paparë të zullumeve të saj, por që qëndron në pushtet për shkak të kësaj opozite kaq të dobët dhe pa ide. Unë e shoh si një gjendje shumë të vështirë dhe që do të zgjasë. Unë nuk mendoj që PD e ka të keqen tek çarja e këtij 3-muajshi pas shpalljes non grata të Sali Berishës dhe largimit të tij nga Lulzim Basha nga Grupi Parlamentar i PD dhe më tej përjashtimi i tij nga PD. Berisha me Lulzim Bashën të cilin e krijoi dhe e ngriti vetë, është shkaktari kryesor i kësaj gjendje të PD pasi nuk ka lejuar demokracinë e brendshme në PD, ka sunduar me autoritarizëm dhe në mënyrë klanore dhe korruptive.

Zoti Demalia nuk beson në deklaratat e Berishës i cili shprehet se do të ketë një fllad të demokracisë si në vitet '90 në PD. Sipas Demalisë, është Berisha shkaktari i krizës në PD.

Demalia: Fakti që thotë se do keltë fllad të demokracisë si në '90 që këtu nuk thotë të vërtetën. Nuk asnjë lloj reflektimi se ç'ka ndodhur dhe asnjë lloj ndërgjegje se çfarë i ka bërë këtij procesi të pas '90 Berisha si politikani kryesor i këtij 30-vjeçari. Edhe Edi Rama që është sot në pushtet dhe vepron kështu është produkt i kësaj politike të Berishës, Nanos dhe të gjithë këto të cilët nuk erdhën në politikë për të bërë për vendin, për të ngritur demokracinë, por erdhën si komplot kundër zhvillimit normal të demokracisë. Ajo që është e fundit, pse këta që gjoja bëjnë një luftë në Parlament dhe në medie për demokraci, kur vjen puna bien dakord me njëri-tjetrin në mënyrë të heshtur shumë butë. Berisha ky njeri që denoncon korrupsionin me 7 anëtarë të Grupit të tij të Foltores nuk votoi për çuarjen në hetim të çështjes në hetim të incineratorëve.

Pse pas 30 vjetësh flasim ende për Berishën?

Demalia: Ne kemi një krizë politike dhe krizë besimi. Unë nuk besoj që Berisha qoftë dhe në PD ka një mazhoritar të mirëfilltë, ka një bazë militantësh më shumë se Basha sepse Basha nuk ishte në gjendje me gjithë mundësitë që ju dhanë.

Basha dhe Berisha për 9 vjet nxorën nga PD Boden, Patozin Topallin Olldashin. Gjatë kohës që Basha ishte bashkë me Berishën humbeshin zgjedhjet, por i vidhte Rama. Ndërkohë më 9 shtator pezullohet Berisha Parlamentar, Basha nga ylli në zgjedhje bëhet personi besëprerë, personi që nuk di t'i fitojë zgjedhjet. Çfarë ndodhi në 24 orë?

Demalia: Basha ka pranuar që të jetë kukull e Berishës. Unë mendoj që këta të dy duhet mos jenë më në skenë si njerëz që mund të drejtojnë politikën. Por jo vetëm këta. Kjo po ndodh dhe me njerëzit e Grupit Parlamentar që ishin me Bashën deri para një jave, si Gjekmarkaj, Duma. Kjo ndodh se në partitë politike shqiptare ka munguar konkurrenca dhe ka munguar përplasja për të ardhur në poste drejtuese ose për të krijuar personalitete.

Në përfundim Demalia tha se në këtë vakum politik, social, në këtë krizë ekonomike shqiptarët nuk janë në gjendje të nxjerrin një grupim apo diçka të re.