Ju flet Moska - Ja cili është biznesmeni mik i Veliajt që solli Malumën dhe pse fshihet
Ja cili është biznesmeni mik i Veliajt që solli Malumën dhe pse fshihet ishte tema e kësaj të enjte në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Në posterin zyrtar të Malumës poshtë ishte si sponsor edhe bashkia e Tiranës. Emrat që shënohen aty kanë paguar para dhe janë pjesë e organizimit.
Çështja është sa u mbush sheshi sepse nuk ëhstë paguar vetëm shpërblimi për Malumën, por edhe skenografia dhe stafin e këngëtarit, dhe ka një diferencë mes të ardhurave dhe shpenzimeve nga koncerti.
Ka pasur një sponsor që nuk është shënuar në poster. Koncerti i tij në Tiranë është kërkuar qysh në vitin 2020.
Për njerëzit si Maluma nuk dihet se kur fillon karriera artistike dhe ku mbaron loja e karteleve të drogës, por ne në këtë pikëpamje na intereson se si erdhi nga ana financiare Maluma në Tiranë.
Tani ka dy pyetje: kush e kishte makinën e famshme super luksoze e cila ishte para bashkisë dhe në koncertin e Malumës. Me këtë makinë u mor dhe u soll Maluma.
Njeri që ka këtë makinë pagoi edhe paratë e Malumës. Ndryshe të na e thotë Lali Eri. Kjo makinë figuron në emër të një banke që e ka blerë me leasing.
Lali Eri është fotografuar të futet në shtëpinë e sponsorit të Malumës, djali i Arta Dades, Alban Dabullës, që është pronari i Telebingos.
