Komisioni Rregullator miraton rezultatin përfundimtar të 6 marsit
Tashmë janë zyrtarizuar dhe certifikuar rezultat e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit në vendin tonë.
Kështu, Komisioni Rregullator ka miratuar sot vendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Në 5 nga 6 bashkitë e vendit fitues rezultuan kandidatët e Partisë Socialiste dhe vetëm në Shkodër, u shpall fitues kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia.
Nga ana tjetër Partia Demokratike nuk mori asnjë bashki në këto zgjedhje, madje kishte një rezultat shumë të dobët ku vetëm në Rrogozhinë arriti të dilte e dyta.
Kandidatët fitues:
Vorë Blerim Shera
Lushnje Eriselda Sefa
Durrës Emirjana Sako
Rrogozhinë Edison Memolla
Dibër Rrahim Spahiu
Shkodër Bardh Spahia

