EKSKLUZIVE/ Përgjimet e dosjes - Elsa Lila: Mos harro kutinë e Babagjyshit. Nuk kam frikë nga shteti, por hajdutët
RTV Ora e Ora News zbardh eksluzivisht detaje të dosjes me emrat e shtatë shqiptarëve të arrestuar në operacionin antidrogë i cili çoi në burg dhe këngëtaren shqitpare Elsa Lila.
Me urdhër të prokurores Maria Paola Tomaselli, ata akuzohen për trafik droge të tipit kokainë, hashash e marijuanë, magazinim e tregtim të lëndës narkotike, e pjesëmarrje në aktivitet kriminal, grup i struktururar me aktivitet ilegal prej disa kohësh ku cdo anëtar kishte role të pëcaktuara mirë.
Organizator i këtij grupi trafikantësh ishte shqiptari Arindi Boci, i thirrur me pseudonimin Rindi, që së bashku me shqiptarin Glend Burhanaj organizonte transportin e tregtimin e sasive të drogës.
"Rindi", sipas hetuesve italianë bashkëpunonte me personazhe të krimit të organizuar roman të botës së narkotrafikut e në lidhje me familjen e mafiozit Michele Senese, shkruhet në dosjen e siguruar nga Ora News dhe RTV Ora.
Një tjetër element i rëndësishëm i këtij grupi kriminal ishte i arrestuari Petrit Bardhi, me pseudonimin Titi, i cili i siguronte grupit të drejtuar nga Arindi Boci, sasinë e drogës për ta trafikuar, falë lidhjve me element të spiaktur të kriminaliteit roman.
Krahu i djathtë i Arindi Boci, ishte Cesku, nofka e Francesk Ndreka, njeriu i besuar, e personi operativ i tij në magazinimin e tregtimin e lëndës narkotike.
Roli i këngëtares shqiptare Elsa Lila
Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Romës, akuza ndaj këngëtares shqiptare është pjesëmarrje në një grup kiminal me aktivitet në trafikun e drogës, magazinimin e tregtimin e drogës.
"Elsa Lila në cilësinë e pjesëmarrëses në këtë grup kriminal, ndiqte direktiva e grupit e përdorej si rojtare e këshilluese e të ardhurave të aktivitetit ilegal, si dhe të librit të kontabilitetit të grupit. Ajo ofronte strehim Arindi Boci, kreut të këtij grupi trafikantësh, në fazën përfundimtare të hetimeve për t'i shpëtuar kontrollit policor.
Prokurorët italianë shkuajnë se "Elsa Lila, ishte pjesëmarrëse e aktivitetit kriminal të këtij grupi që trafikonte lëndë narkotike, dhe pse në aparendë me rol minimal, Faktikisht nuk merrte pjesë në operacionet e transportit, trafikimit e tregtimit , magazinimit të drogës, por shfaqej si ruajtëse e arkës e kontabiliteit të grupit kriminal e besuar nga kreu i saj, Arindi Boci.
Hetuesit italianë nënvizojnë se "Elsa Lila shfaqej me djallëzi dinake kur këshillon Arindi Boci të korruptoj forcat e rendit për të evituar kontrollet ndaj grupit e aktivitetit të tij krimianl e dëshmojnë ëprkatësinë e saj më ëktë ambinet kriminal, objekt dhe i kësaj dosje hetimore," shkruhet në dosjen e siguruar nga Ora News dhe RTV Ora.
Emri i këngëtares shqiptare brenda aktivitetit të këtij grupi kriminal shfaqet pas arrestimit më 2019 të Glend Burhanaj.
Në përgjimet ambientale të bëra në banesën e ku jetonin Arindi Boci e Glendi Burhanaj, shfaqet se asaj i janë besuar ruajtja e arkës së të ardhurave të përfituara nga aktiviteti i trafikut të lëndëve narkotike e një regjistër kontabilitetit me hyrje daljet e të ardhurave.
Nga kjo arkë ishin shpenzuar 25 mijë euro për asistencën legale të Geldi Burhanaj.Gjatë një bisede të përgjuar në banesën e Arindi Boci, "Rindi" informon babain e nipin e Glendi Burhanaj se kishte tërhequr 25 mijë euro për shpenzimet legale.
"I tërhoqa nga Elsa ... i kisha lënë mënjanë tek Elsa,,,, cfarë të bëjmë...""I kemi shkruar të gjitha... librin e kam lënë tek Elsa... llogaritë...Pas arrestimit të Burhanaj.
Rindi, shprehej i preokupuar për fatin e tij. Elsa Lila si njeri i besueshëm i tij i ofronte banesën e saj për t'iu fshehur kontrolleve policor, gjatë peridhës së verës, kur ajo do të nisej për pushime.
Sipas këngëtares shqiptare banesa e saj ishte e sigurtë e kishte pranë një rrugicë që mund ta ndihmonte të largohej në rast emergjence pa rënë në sy.
Në një bisedë të përgjuar më 22 korrik 2019 mes Elsa Lila e Arindi Boci thuhet:
Elsa: Kur të iki në gusht merr çelësat e shtëpisë time, në një dhomë do jetë Raina, në tjetrën ti...
Elsa: Shih e bë... unë po të lë një palë çelësa... mbyllu aty, ndrysho vend
Boci: Po më vë në siklet..Elsa; Kuptove o jo? Po te le nje kopje çelësash.
Elsa: E di dhe ku është rrugica, tek mermeristi, parko makinën aty... është vend yll... ke dhe rrugëdalje e mund të ikësh pa problem...
Po në të njëjtën bisedë të përgjuar këngëtarja shqitpare rekomandonte Arindo Boci, të kishte kujdes "kutinë e Babbo Natale-s" (babagjyshit të vit të ri), një gjuhë e kriptuar për kutinë ku ruhej arka e libri i llogarive të grupit.
Elsa: Mos harro kutinë e Babbo Natale-s është atje poshtë
Boci: Po Po
Elsa: Është tek ajo mobilje që di ti, aty prapa.... atu është ajo e Babbo Natales....e aty brenda ështa ajo që di ti, ajo që t'i ke lënë...e mos harrro. inkubi im është aty..
Boci: Jo e dashur jo, është gjithcka qetë, e kemi pastruar shtëpinë s'kemi gjë ilegale....
Elsa: unë nuk kam frikë nga shteti (nga forcat e rendit) kam frikë nga hajdutët... mua nuk më vjen askush nga shteti të më kontrolloj, unë tek shteti shkoj cdo ditë..
Elsa Lila shpjegon se ka marrëdhënie të mira me forcat e rendit e se gjatë një kontrolli që i kanë bërë në bad &breakfast e saj, ja kishin falur se i mungonin disa dokumente. Dhe pse i kishin vënë gjobë i kishin thënë të mos e paguante.
Elsa Lila këshillonte kreun e grupit të trafikantëve të gjente një mik brenda aparatit shtetëror, duke komentuar se si në Itali dhe në Shqipëri ka njerëz të korruptueshëm që mund të jenë të vlefshëm në situata të vështira të mikut.
Elsa: I dashur duhet të gjesh një mik brenda aparatit shtetëror... kjo është zgjidhja si ta gjesh një mik të tillë...një mik, grep në shtet shërben si në Shqipëri, ti e di... është një e mirë sepse të shpëton kushdoqoftë në qeveri, duhet të kesh një dhe aty.. në aparatin shtetërir, duhet gjetur mënyrë se dhe këtu ka njerëz të korruptuar.
Boci: Eh shumë
Elsa: Prandaj por të them se nuk duhet të jetosh me këtë terror,... se këtu kanë jetuar nejrëz që nuk dua t'i them emrin... ata me M...
Arindi Boci shpreh shqetësimin se mos i kanë përgjues në banesë.
Boci: Mos na kanë vënë ndonjë Big Brother këtu?
Elsa: Bëj një kontroll ka instrumente për këtë punë, që i gjejnë... si këto që ke ti...
Shtatë të arrestuarit shqiptarë janë:
Petrit Bardhi i thirrur me nofkën TITI, 48 vjec
Arindi Boci i thirrur me pseudonimin Rindi, 36 vjec
Glend Burhanaj i thirrur me pseudonimin Qorri 33 vjec
Elsa Lila, kengetare shqiptare 41 vjec
Gjino Lleshaj, 40 vjec
Leonard Vacaj 49 vjec.
Francesk Ndreja, i thirur me nofkën Cesku, 29 vjec
---------------------------------------
Ky është një artikull ekskluziv që RTV Ora e Ora News gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar oranews.tv dhe detyrimisht shoqëruar me linkun e artikullit original.
