Dorëheqja/ Sekretari i grupit PD, Agalliu: Bashës nuk i kemi vendosur ultimatum
A ka ndonjë iniciativë për përjashtimin e zotit Basha?
Sekretari i grupit parlamentar të PD-së Arbi Agalliu mohon të ketë një iniciativë për përjashtimin e zotit Basha. Gjithashtu hedh poshtë dhe deklaratën e deputetes Grida Duma e cila dje tha se Basha është regjistruar me zë, kur ka deklaruar se nuk do të qëndrojë në krye të selisë dhe afati sipas saj skadonte sot.
“Grupi i PD nuk ka marrë asnjë vendim. Është një proces duke u zhvilluar. Kemi kërkuar reflektim një hap pas. Zoti Basha ka vendosur në tryezë të gjitha alternativat përfshi dhe dorëheqjen.
Se kur zoti Basha merr vendime nuk është në dorën time. Grupi PD i ka kërkuar zyrtarisht që hapat që do të ndërmarrë të jenë brenda një kohe të caktuar në raport me zhvillimet. Nuk kemi vendosur asnjë ultimatum.
Nëse Basha nuk reagon në kohën e gjykuar nga ne do të ndërmarrim hapat tanë. Unë dhe shumica e grupit PD i kam kërkuar të bëjë një hap pas. Se kur është vendimi i tij ne do të marrim çdo hap që ka rregullorja e grupit PD dhe statuti i partisë"
