“Mos u bëj e paedukatë! Arroganca nga gjinia femër nuk shkon!” Agalliu kërkon të intimidojë gazetaren

Deputeti Arbi Agalliu përmes një gjuhe mizogjene u përpoq të intimidonte gazetaren e Syri tv, Ambrozia Meta.

Ndërhyrjes së gazetares me pyetjen: Si veprohet nëse Basha nuk jep dorëheqjen, Agalliu iu përgjigj:

Mos u bëj e paedukatë. Arroganca sidomos e ardhur nga gjinia femër nuk shkon. Zërin mos e ngrij. Zërin mos e ngrij. Mirë për mua nuk ke respekt por për kolegun”