Salianji për Bashën: Mos u shqetësoni, nuk ka për të pasur tërheqje por dorëheqje

Deputeti, Ervin Salianji, thotë se kreu i PD-së Basha nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të japë dorëheqjen.

Ndërsa Grida Duma artikuloi dje se Basha duhet ti përmbahet zotimit për tu dorëhequr sot, afat që sipas saj i ka kërkuar grupit parlamentar, Salianji tha se nuk bëhet fjalë për ultimatume por afate të kërkuara për të bërë zgjidhjen më të mirë për PD dhe opozitën.

Salianji: Grupi parlamentar nuk ka ndonjë ndryshimn, nuk është çështje ultimatumesh, janë afate të kërkuara për të bërë zgjidhjen më të mirë për PD dhe opozitën. Kryetari i PD duhet të dorëhiqet për ti hapur rrugë zgjidhjes së problemeve që ka PD, një krizë të thellë, krize besimi, krize strukturash që vjen kryesisht  dhe thelbësisht për shkak të mungesës së besimit që kanë qytetarët te Lulzim Basha personalisht.

Gazetarja: Basha po vendos kushte.

Salianji: Mos u shqetësoni se nuk ka kushte të tilla, nuk ka për të pasur tërheqje  por dorëheqje.

Salianji foli dhe për kryeministrin Rama, duke deklaruar se shmangia që ai i bën kërkesës së grupit parlamentar të PD dhe atij të Foltores mocion me debat për rritjen e çmimeve tregon papërgjegjmërinë e qeverisë.