Arrestimi i të riut në Shëngjin, si e priti policia jashtë poligonit të qitjes

Zbardhen detaje të reja lidhur me arrestimin e 23-vjeçarit në Lezhë për armbajtje pa leje.

Ora News mëson se Kevin V është arrestuar mbrëmë në darkë nga policia e Lezhës.

23-vjeçari kishte shkuar në poligonin e një kompleksi në Shëngjin dhe ka bërë qitje me armë pa leje.

Teksa ka dalë nga poligoni dhe ka hipur në automjetin e tij Benz-Mercedes 4-fenerësh të blinduar, ka ndërhyrë policia e cila e priste jashtë ambjentit të poligonit.

Atij ju sekuestrua arma e zjarrit, disa plumba dhe mjeti i blinduar që zoterohej nga 23-vjeçari.

Kevin V është nga fshati Fushë-Kuqe i Kurbinit dhe rezulton i dënuar edhe më parë nga gjykata.