Juventus bën “vetëvrasje”, Villarreal e eliminon nga Championsi. Kalon Chelsea (Video)

Duket disi absurde pasi Juventusi gjithmonë fiton dhe nuk bën lojë te bukur me Allegrin por sonte bardhezinjtë bënë një paraqitje shumë të mirë dhe u eliminuan. E pësojnë në mënyrë të bujshme bardhezinjtë në Champions League, ku pershëndeten edhe me këtë kompeticion si në vitet e tjera teksa është Villarreali që bën goditjen e madhe.

3-0 ishte fitorja e spanjollëve në “Allianz Stadium” ku gjithçka u vendos në pjesën e dytë pasi në të parën Juventusi shpërdëroi dhe ishte i pafat me traverse të goditur. Në 75’, Rugani bën një ndërhyrje të pafalshme duke shkaktuar penallti me Moreno që nuk gabon për të kaluar përpara miqtë.

7 minuta më pas Juventusi merr goditjen e rëndë kur nga një goditje këndi, Pau Torres pothuajse vetëm në zonë shtyn topin në rrjetë duke eliminuar praktikisht Juventusin dhe kështu ndodh. Në shtesë Villarreali gjen sërish golin, sërish me penallti me Danjuman për ta mbyllur sfidën 3-0. Një zhgënjim i madh për bardhezinjtë që ikin në 1/8 e Championsit.

Në ndeshjen tjetër, Chelsea e pati të lehtë të vijonte në çerekfinale pasi kishte fituar 2-0 ndeshjen e parë dhe gjithsesi edhe sonte fitoi 2-1. Lille ishte e para që gjeti rrjetën me Yilmaz me penallti në 38’ teksa Chelsea përmbysi situatën me Pulisiç në 45+3’ dhe Azpilicuetan në 71’ duke kaluar normalisht në çerekfinalen e Championsit./Ora News/.