Dhunoi macet, Zouma dhe vëllai i tij dërgohen në gjyq për abuzim

Nuk do ta kalojë lehtë Kurt Zouma dhe vëllai i tij Yoan, videon e abuzimit të dy maceve të shtëpisë së tij përpara fëmijëve.

Pas shumë polemikave dhe reagimeve të ashpra ndaj mbrojtesit të West Ham, sot Gjykata ka lëshuar një fletthirrje për paraqitje në seancë për Kurt Zouma dhe Yoan Zouma.

Pritet data e gjyqit teksa të dy mbrojtës, njëri me West Ham dhe tjetri te Dag and Red, do të përballen me akuzën e abuzimit ndaj kafshëve siç është e sanksionuar dhe me ligj.

Është Organizata për mbrojtjen e Kafshëve, RSPCA ajo që ka bërë padinë për t’i dërguar në gjyq të dy ndërkohë që macet janë marrë nga kjo organizatë dhe mbahen në një qendër përkujdesjeje.

Për Zouma gjërat shkuan keq pasi u gjobit me maksimumin e pages për 2 javë te West Ham dhe sponsorët e braktistën ndërsa vëllai i tij, Yoan u pezullua 4 javë nga klubi i tij./Ora News/.