Tottenham ringrihet, mund Brighton për një vend në Champions (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2022, 22:32
Pas humbjes së rëndë me Man. United në “Old Trafford”, Tottenham reagon dhe rikthen shpresat për vendin e katërt në Premier League.
Në takimin e prapambetur ndaj Brighton, Spursat morën një fitore bindëse e cila nuk u vendos asnjëherë në rrezik dhe që shton shumë optimizmin për skuadrën e Contes.
Miqtë morën menjëherë lojën nën kontroll dhe në 37’ Kulusevski me një goditje në zonë e cila devijohet dhe shkon në portë.
Goli i jep qetësi Kane me shokë dhe në pjesën e dytë bomber anglez gjen golin e radhës për të këtë sezon teksa vulos dhe fitoren 2-0 të Tottenham.
Tashmë kjo fitore e çon në vetëm 3 pikë diferenën e Spursave me vendin e katërt në kampionat, një diferencë plotësisht e arritshme por ndërkohë gara është shumë e fortë./Ora News/.
