Erling Haaland me ofertë deri më 30 Prill! Gjigandët e Europës gati të përfitojnë

Është e pamundur ta mendosh se Erling Haaland mund të qëndrojë te Dortmundi edhe sezonin tjetër. Duke parë interesimin e madh dhe duke qenë një nga lojtarët më premtues për të zënë vendin e Ronaldos apo Lewandowskit apo Messit, kërkesat për të janë të mëdha.

Në fakt lojtari ka një kontratë me Dortmundin që parashikon një klauzolë 75 mln euro për t’u larguar dhe sipas “Bild”, afati për të ekzekutuar këtë klauzolë të lirë duhet thënë për një lojtar si Haaland do të jetë 30 Prilli.

Pra deri në këtë date, Dortmundi do të pranojë ofertën 75 mln Euro për ta shitur bomberin e saj dhe pas kësaj date më pas, futen llogari të tjera shumë të kripura.

Gara për të është e çmendur dhe nis me Man. City ku Guardiola kërkon një bomber që pas largimit të Agueros ndërsa Real Madridi me Florentino Perez duan yllin e ri për ta bërë galaktik.

Por kujdes PSG që mund të shesë një mes Neymar, e Icardi ndërkohë që dhe Mbappe do të largohet teksa emri tjetër konkret është Barcelona.

Akordi i fundit me Spotify mbushi arkën e klubit dhe tania ta kanë mundësi për të bërë një ofertë të tillë prej 75 mln euro./Ora News/.