Dortmundi vuan por fiton, ndizet lufta për titull me Bayern Munchen (Video)

Një fitore thelbësore arriti të merrte sot Borussia Dortmund. Verdhezinjtë luajtën ndeshjen e prapambetur me Mainz e cila u shty për shkak të rasteve me Covid në skuadër 10 ditë më parë dhe sot në fushë ishte Dortmundi që mori maksimumin.

Për të mbajtur shpresat për titull gjallë, ishte e domosdoshme për të fituar sot dhe e bëri në mënyrë dramatike pak minuta nga fundi.

Teksa Haaland u rikthye në fushë si titullar por u largua pas 60 minutash lojë, rezultati nuk po ndryshonte dhe vetëm falë Axel Witsel në 87’ erdhi fitorja dramatike në fushën e Mainz.

Me këtë sukses tani Bayern Munchen është vetëm 4 pikë larg në renditje dhe lufta për titull mund të quhet e hapur dhe shumë e ndezur në Bundesliga./Ora News/.