Finalja e Conference League në "Air Albania", UEFA nis shitjen e biletave
Padyshim që 25 Maji në Tiranë do të jetë një ngjarje historike për futbollin shqiptar dhe atë europian.
Finalja e parë e kompeticionit më të ri, Uefa Conference League do të mbahet në Tiranë dhe për herë të parë vendi ynë do të presë një event të tillë ne kryeqytetin shqiptar.
Një finale që do të mbledhë mijëra tifozë në Tiranë nga e gjithë europa dhe që sot Uefa doli me një vendim të rëndësishëm.
UEFA ka njoftuar sot tifozët e futbollit në mbarë botën se është hapur procesi i shitjes së biletave të finales historike të Conference League, që do të luhet më 25 maj 2022 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
Të interesuarit mund të hyjnë në faqen zyrtare të UEFA.com duke përdorur linkun përkatës www.uefa.com/tickets dhe të krijojnë paraprakisht një llogari, duke u regjistruar në faqe, teksa do të njoftohen nga UEFA në ditët në vazhdim për blerjen finale të biletës.
UEFA synon që shitjet të nisin në fund të muajit prill.
Në llogarinë e tyre, tifozët e futbollit mund të tregojnë ekipin e tyre të preferuar, duke zgjedhur klubin që ata mbështesin në mënyrë që të mund t’u japin organizatorëve një ide mbi shpërndarjen e biletave në javët në vijim./Ora News/.
