Tenisti numër 1 në botë duhet të mbajë qëndrim ndaj Putin që të luajë në Wimbledon!
Një tjetër numër 1 në botë mund të bëjë zhurmë të madhe përpara një Grand Slami të madh siç është Wimbledon.
Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për Covid-19 si në rastin me Novak Djokoviç por me luftën në Ukrainë dhe pikërisht me tenistin rus, Daniil Medvedev.
Ky i fundit është numri 1 në botë për meshkuj por që të marrë pjesë në një nga eventet më të rëndësishme të tenistit siç është Wimbledon, duhet të marrë një vendim shumë të rëndësishëm.
“Të gjithë tenistët që do të marrin pjesë në Wimbledon, duhet të distancohen nga Vladimir Putin. Është kjo e vetmja mënyrë që ata të garojnë dhe ne duam që të mos kemi mbështetës të Putin. Po marrim masat e nevojshme për të marrë garanci të tilla”, u shpreh Ministri anglez i sporteve, Nigel Huddleston.
Për momentin ende nuk është marrë asnjë masë e tillë teksa vetë WTA, me shefin e saj Steve Simon ka shprehur rezerva për këtë nismë. Sipas Simon, tenistët rusë dhe bjellorusë nuk kanë pse të paguajnë çmimin e politikanëve të tyre.
Por në Britaninë e Madhe sanksionet ndaj Rusisë janë shumë të forta, madje qeveria po çon në kolaps një klub si Chelsea dhe nuk pritet të bëjë hapa pas edhe me këtë nismë në tenis./Ora News/.
