Vrau Klodian Rashën, Apeli dënon me 12 vjet burg ish-efektivin Nevaldo Hajdaraj
LAJMI U PËRDITËSUA NË 14:48
Gjykata e Apelit ka dënuar me 18 vjet burg ish-efektivin Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Hajdarajt i ulet dënimi në 12 vite.

Prokuroria kishte kërkuar dënim me 20 vite burg dhe heqje të gjykimit të shkurtuar. Apeli rrëzoi kërkesën e tij për ndryshimin e akuzës nga vrasje me dashje në vrasje për vetëmbrojtje.
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e pati dënuar ish-policin me 10 vite burg për vrasjen e të riut, ndërkohë që familja e Klodian Rashës e kundërshtoi këtë vendim.
Ish-efektivi është autor i vrasjes së të riut Klodian Rasha më 8 dhjetor të vitit 2020. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit ndërsa autori qëlloi në një distancë prej 5 metrash largësi.
Për zbardhjen e ngjarjes ndihmuan pamjet filmike të kamerave të sigurisë të cilat tregonin qartë veprimet e ish-policit që duket se u pozicionua për të qëlluar me armë në drejtim të personit që po ndiqte. Në filmim si pas grupit të hetimit dallohet se viktima është larguar me vrap ndërkohë që prej një distance 5 metrash ish-polici i pozicionuar në trotuar ka hapur dy herë zjarr drejt tij.
Hajdari u arrestua fillimisht për akuzën e vrasjes në kapërcim të kufijve të vetëmbrojtjes së nevojshme por hetimet zbuluan se vrasja është bërë me dashje dhe mund të ishte evituar. Vrasja e Rashës pësoi një valë protestash dhe tensione politike duke çuar dhe në dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.


