Gazetarja e dhunuar Nertila Haxhiaj: Ju drejtohem sot policëve, si Fishta, "kurvat" e Europës

Rritja e çmimit të hidrokarbureve dhe produkteve të shportës bazë , ngriti në këmbë shumë shqiptarë të cilët, pa ngjyrime dolën të protestonin për situatën e krijuar. Qindra të rinj u bashkuan në këtë protestë e cila nisi në datën 9 mars.

Shoqëria civile dhe jo vetëm kërkoi uljen e çmimeve pasi më shumë se pasojat e luftës, shqiptarëve kjo rritje ju duk çështje abuzimi. Qeveria në anën tjetër menjëherë reagoi duke ofruar paketën sociale duke i bërë thirrje subjekteve të biznesit të mos abuzonin me stogun.

Kësaj proteste nuk i kanë munguar as studentët të cilët ngritën zërin për të drejtat e tyre. Këta të rinj e kërkojnë të ardhmen e tyre këtu dhe jo jashtë vendit. Nertila Haxhia, gazetarja e ftuar në studion e “Jeto me Orën” na tregoi për përplasjen e saj me efektivët e policisë të cilët e kanë qëlluar në kraharor. 

Sot në ditën që flasim protesta ka pësuar një kurbë në rënie sepse protestuesit janë pakësuar, pasi ato janë intimiduar nga mediat,policia ,administrate etj. Një tjetër fenomen është edhe intimidimi i brendshëm i protestës që do të thotë keqpërdorim nga personazhe të ndryshme. “Shumë njerëz kanë hezituar të protestojnë për faktin se janë të angazhuar në administratë” u shpreh Malbor Duka.

 Mijëra qytetarë në këtë shtet e kanë shumë të vështirë të mbajnë frymën gjallë. Duka u bën thirrje njerëzve të dalin në protestë për të drejtat e tyre.

Kërkesat e këtyre të rinjve lidhen me uljen e çmimit të hidrokarbureve dhe produkteve të shportës. “Muajt e fundit ka pasur shumë reagime edhe nga shqiptarët e diasporës pasi janë lodhur nga kjo keqqeverisje” u shpreh Nertila Haxhiu. Duka u shpreh gjithashtu se “Ne si shoqëri  nuk kemi reaguar në kohë pasi si popull jemi menefregistë ndaj çështjeve sociale.