Nafta sot e nesër shitet 211 lekë/ litri

Çmimi i naftës në vend nuk do të jetë më shumë se 211 lekë për liter deri në datën 16 mars, nga 217 lekë për litër që ishte ditët e fundit.

Kështu ka vendosur në mbledhjen e tij të dytë Bordi i Administrimit të Karburanteve, pas takimit me furnizuesit e karburanteve në vend.

Në datat 15 dhe 16 mars një litër benzinë do të shitet me 206 lekë për litër, ndërsa çmimi i gazit të lëngshëm mbetet i pandryshuar nga mbledhja e fundit, me 93 lekë/litri.

Të gjitha pikat e shitjes do të jenë të detyruara ta shesin naftën dhe benzinën me këtë vlerë të vendosur nga organizmi i ri i krijuar nga qeveria për shkak të krizës së çmimeve. Organet shtetërore do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Ndërkohë, bëhet me dije se Bordi i Transparancës do mblidhet përsëri të mërkurën për pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Së fundi çmimi i karburateve në bursë ka shënuar një rënie dhe është mesatarisht 96.5 dollarë për fuçi.

Në takimin me furnizuesit, kreu i qeverisë ka paralajmëruar me heqje licence operatorët e tregut të karburanteve nëse nuk respektohet çmimi i caktuar nga Bordi.

Rritja e çmimeve të naftës dhe produkteve të shportës ka shkaktuar reagimin e qytetarëve, të cilët kanë organizuar protesta në disa qytete prej 7 ditësh teksa është bërë me dije se ato do të vijojnë për gjatë të gjithë javës.

Nafta sot e nesër shitet 211 lekë/ litri

Njoftimi per shtyp

Bordi i Transparencës i ngritur me vendim Qeverie, me qëllim kufizimin  e përkohshëm  të çmimeve  të tregtimit  me shumicë/pakicë,  sot në datë 15 mars 2022, në mbledhjen e tij të rradhës,  bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ, ky Bord vendosi:

 Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil dhe nënproduktit benzinë  për përiudhën 15 Mars-16 Mars 2022, të jëtë 206 lekë/litër

1.       Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 15 Mars-16 mars 2022, të  jetë 211 lekë/litri.

2.       Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 15 Mars-16 mars 2022,  të  jetë 211 lekë/litri.

3.       Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz për periudhën 15 Mars-16 mars 2022,  të jetë 93 lekë/litri.

Bordi i Transparencës do mblidhet përsëri ditën e mërkurë, datë 16.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.