Protestuesit në shesh kundër rritjes së çmimeve, Maluma mbërrin në Tiranë, publikon foto brenda makinës super luksoze
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2022, 18:38
Teksa para Kryeministrisë po zhvillohet protesta kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore, Juan Luis Londoño Arias, këngëtari kolumbian i njohur ndryshe si Maluma ka mbërritur në Tiranë ku pas disa orësh pritet të performoj në sheshin “Nën Tereza”.
Ka qenë vetë këngëtari i cili ka bërë me dije ardhjen e tij në Kryeqytet ku dhe ka postuar dy foto në rrjetet sociale.
Siç shihet në foto Maluma ndodhet brenda makinës super luksoze, tip ‘Maybach’.
Krahas fotos së tij ai ka bërë tag Tiranë, për të konfirmuar dhe ardhjen e tij në vendin tonë për të gjithë fansat e tij që po e presin.

Pak metra larg vendit ku do të zhvillohet dhe koncertit po mbahet dhe protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve.
